Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) sot ka organizuar event të përbashkët me gratë afariste nga regjione, sektor dhe profesione të ndryshme.

Qëllimi i tryezës “Fuqizimi i grave në ndërmarrësi” ishte diskutimi për rolin që aktualisht gratë kanë në shoqëri si dhe rritja e rolit të tyre në shoqëri dhe ndërmarrësi. Ndër të tjera, gjithashtu u diskutua edhe për ndikimin e pandemisë në ekonominë e vendit dhe pasojat të cilat kjo e fundit kishte për sektorin privat.

Në kuadër të këtij takimi poashtu u diskutuan të arriturat e grave afariste të cilat udhëheqin me biznese për një kohë të gjatë si dhe problemet e vështirësitë e ardhura si pasojë e pandemisë që goditi edhe Kosovën. Përgjatë takimit u potencua fakti se gjendja aktuale e bizneseve me të cilat gratë udhëheqin nuk është aspak e mirë pasiqë ndihma nga ana e shtetit ishte shumë e varfër dhe e pamjaftushme.

Koordinatorja e OAK-së Qëndresa Ibrahimi ka theksuar se gruaja është faktor më i rëndësishëm i të bërit biznes dhe për të qenë një grua ndërmarrëse është një sfidë shumë e madhe.

Ndërsa kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi në mes të tjerash potencoi faktin se një grua e fuqishme do të thotë  një shtet i fort, andaj sugjeroi të punohet bashkarisht  me qëllim që të jemi shumë më aktiv,  të rrisim presionin tek institucionet e vendit dhe kësisoj të zgjidhim problemet me të cilat aktualisht po ballafaqohemi.

Se ndihma nga ana e shtetit ishte e vobekët e ka potencuar edhe Enkelejda Shatri pronare e Akademisë Evolucion. Shatri në mes të tjerash theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të marrë inciativë dhe bëjë një databazë për të parë se si është gjendja e bizneseve në vend. Ndërsa theksoi se humbjet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha  dhe se i kanë mbajtur punëtorët në punë vetëm për shkak të aspektit human duke pasur parasysh se shumica e këtyre grave të punësuara janë nëna dhe familjare ka thënë Shatri.

Shumë punë, përkushtim dhe përgjegjësi që është dashur të ketë për të arritur deri këtu ku aktualisht është ka theksuar edhe Teuta Krasniqi e cila operon me biznesin  “I Star Academy”. Duke theksuar se në secilin biznes për të ecur tutje duhet motiv dhe dashni për atë profesion me qëllim që kur hasim barriera gjatë rrugës të mos mund të n’a demoralizojnë. Tutje Krasniqi ka shtuar se nuk ka pasur asnjë ndihmë institucionale dhe kësisoj është dashur edhe të reduktoj numrin e punëtorëve pa dëshirën e saj.  Se numrin e punëtorëve është dashur t’a reduktojnë pa dëshirën por në mungesë të mjeteve financiare e ka cekur edhe dizajneria Kaona Duriqi.

Nga ana tjetër Shema Sahiti pronare e biznesit “Shema Sahiti” ka thënë se e shqetëson fakti se edhe më tutje i ka munguar ndihma nga ana e shtetit duke veçuar se për të operuar biznesi i saj tash e 10 vite është dashtë shumë mund e sakrificë.

Poashtu, gjatë kohës së diskutimit të hapur me gratë afariste, Gentiana Veliqi ka treguar se ndihma nga shteti do të mund të ishte prej formave të ndryshme duke filluar kështu nga lehtësimi në tatim mbi qiranë. Veliqi e ka konsideruar si të pajustifikueshme që tatimin mbi qiranë të paguaj njësoj si një biznes me një bagazh disa vjeçar si një biznes  i posa hapur.

Shumë inspirim dhe motivim për gratë mund të vijë edhe përmes storieve të suksesit ka theksuar Rina Vuçetaj, e cila propozoi më tepër marketing pozitiv për punën e mirë që po bëjnë gratë pavarësisht sa simbolike mund të jetë ajo.

Përderisa Hamdi Malushaj anëtar i bordit të OAK-së paraqiti praktikën personale në biznesin e  tij  me ç’rast theksoi se ka shumë gra të punësuar vetëm në bazë të meritokracisë.

Kërkesë e përgjithshme e grave afariste ishte që të ofrohet më shumë përkrahje nga ana e shtetit, të ketë disa pika që i’u adresohen vetëm grave, të bëhet rrjetizimi në mes sektorit të grave dhe të punohet në eleminimin e barrierave aktuale.

Në këtë takim OAK nga bizneset të pranishëm ishin: Enkeleda Shatri “Akademia Evolucion”, Arbnore Riza “Humë”, Suzana Rakovica “Kosova Press”, Ardianë Pajaziti “Kult Plus”, Ardiana Hasani “Ardiana Lashes”, Gentiana Veliqi “Genta Veliqi”, Shyhrete Shalaku-Grajçevci “Zyra e avokatisë Shyhrete Shalaku-Grajçevci”, Teuta Krasniqi “I Star”, Shemsije Sahiti “Shema Sahiti”, Festina Murturi “Festina Murturi”, Egzona Krasniqi “Egzona Krasniqi”, Rina Vuçetaj-Haxhimehmeti “Ura digjitale”, Zarije Musliu “Biofruti”, Kaonë Duriqi “Kaonë”.

https://fb.watch/4oaFiLKWv1/