Në koktej të pranishëm ishin ministra, deputetë, ambasadorë, zëvendësministra, kryetarë të komunave, përfaqësues të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtar, afaristë, media dhe mysafirë të shumtë.

 

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë rrugëtimit të saj ishte zëri më i madh për bizneset, duke mbështetur ato përmes avokimit tek institucionet qeveritare dhe mediat, për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, rregullimin e ligjeve, harmonizimin mes vete, aplikimin e tyre dhe shumë çështje të tjera të kësaj fushe.

 

Gjatë këtij viti kemi takuar me qindra biznese, institucione, kemi organizuar tryeza dhe kemi dërguar me qindra letra në drejtim të institucioneve duke u angazhuar në lobimin e bizneseve  me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës sidomos në dhënien e propozimeve konkrete se si mund të mënjanohen një sërë problemesh që ka biznesi, duke filluar nga:

  1. Ligjet që në shumë raste janë në kundërshtim me njera tjetrën
  2. Udhëzimet administrative që janë në kundërshtime me ligin dhe qëndrojnë me vite të tëra të pandryshuara.
  3. Problemet me energji elektrike që janë duke e dëmtuar rëndë biznesin dhe kërkesat tona që këto të evitohen
  4. Problemet në bujqësi dhe kërkesa që Kosova të krijojë produket strategjike
  5. Problemet me çmimet damping
  6. Problemet në sektorin minerar
  7. Problemet me sektorin e peshkut ku bizneset paguajnë dy taksa të ujit në kundërshtim me ligjin
  8. Problemet e bizneseve me infrastrukturë
  9. Problemet e rënda të furrtareve me çmimin e energjisë elektrike dhe çmimet nën kosto.
  10. Problemet e prodhuesëve ku shteti akoma favorizon importin e lëndës së parë nga jashtë.
  11. Problemet e kabllorëve në komunën e Ferizajt dhe shumë e shumë probleme të tjera që bizneset janë duke u ballafaquar vazhdimisht, tha ndër të tjera Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në fjalimin e mbajtur me këtë rast.