OAK organizon konferencën më të madhe rajonale

Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte arsyeja kryesore e puntorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) në bashkëpunim me Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (#OEMVP) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (#DHTIT), e që mblodhi bashkë në një vend Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, Ministren e Ekonomisë znj. Rozeta Hajdari , Ministrin e Bujqësisë z. Besian Mustafa, përfaqësues të Institucioneve, ambasadave, organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Nē fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i #OAK-së Skënder Krasniqi theksoi që “Nevoja e kompanive për rritje dhe bashkëpunim duke filluar nga vendet e rajonit, e për të vazhduar edhe më gjerë, është ajo që ka frymëzuar aktivitetet e tilla rajonale. Në kohën kur çdo gjë po evoluon shumë shpejt, është e domosdoshme krijimi dhe ruajtja e raporteve me njëri tjetrin”. Tutje ai kërkoi nga Qeveria Kurti që zhvillimi ekonomik i vendit të jetë prioritet i saj. Krasniqi e cilësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal, duke theksuar që konferenca dhe aktivitete të përbashkëta duhet të shtohen edhe më shumë sepse në këtë mënyrë rriten edhe mundësistë për afrim me njëri tjetri, duke e rritur komunikimin dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave reciproke.

Ndërsa i pari i shtetit, Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij hyrës u shpreh që Qeverinë e pret puna pasiqë zhvillimi ekonomik është prioritet i saj, duke përfshirë barrierat tregtare dhe ekonominë. Në mënyrë që të ndihmohet biznesi vendor dhe ndërmarrësit, gjë e cila do të ndikonte në zhvillim të biznesit vendës, punësimit, prodhimit vendor, kompanitve e rritje të pagës mesatare në sektorin privat. Tutje ai u fokusua tek bashkëpunimi dhe barrierat të cilat bizneset kosovare po hasin karrshi Shqipërisë, ku veçoi skanerin, procedurat e dyfishta të dokumentacionit, mosnjohjen e certifikatave të cilësisë në sektorin e ushqimit dhe akciza më të larta për sektorin e verës, të cilat do të i adresoj për t’i zgjidhur ndërmejt dy Qeverive.

Kurti shtoi që ndër problemet kryesore me të cilat bizneset tona po përballen në raport me Maqedoninë e Veriut janë procedurat e zgjatura të zhdoganimit, kërkesa për certifikata shtesë dhe teste shtesë, të cilat po vështirësojnë punën dhe eksportin e produkteve tona.
Kryeministri Kurti fjalimin e tij e përfundoi duke theksuar që bilanci negativ tregtarë që kemi me vendet anëtare të #CEFTA, si rezultat i së cilës eksporti ynë mbulon importin me vetëm 11%. Prandaj, sipas tij reciprociteti do të ndodhë sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur, andaj të tilla duhet të jenë edhe marrëdhënjet tregtare, pasiqë reciprociteti është vlerë barazie, parase të jetë masë kundërvënje.

Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës e cila në bashkëpunim me Western Balkans Fund organizoi këtë punëtori dhe theksoi që bashhkëpunimi mes Qeverisë dhe komunitetit të biznesit është i domosdoshëm në mënyrë që koordinimi i aktiviteteve të jetë sa më i lehtë dhe ndikimi i politikave publike të jetë sa më i madh, duke respketuar parimin e gjithëpërfshirjes. Rritja solide ekonomike nuk ka ndikuar në zhvillim të sektorit privat dhe në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Andaj duke e cilësuar shumë të rëndësishëm bashkërendimin e Qeverisë dhe ndërmarrësit, prodhuesit vendor do të mbështeten në ngritjen e cilësisë duke i shtuar mundësitë për gjetjen e tregut dhe rritjen e eksportit. Rritja e gamës së prodhimit të brendshëm dhe rritja e konkurrueshmërisë do të jenë veprime të përhershmë të qeverisë.
Më tutje Hajdari theksoi që të gjitha barrierat do të adresohen me qëllim që konkurrueshmëria e sektorit privat të jetë promotor i zhvillimit ekonomik.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (#MBPZHR) Besian Mustafa shtoi që një ndër sfidat kryesore të shoqërisë sonë është migrimi i rinisë nga zonat rurale në ato urbane dhe migrimi në vende tjera, prandaj krijimi i mundësive ekonomike për zonat rurale është ndër sfidat, e njëkohësisht edhe ndër objektivat e kësaj Qeverie, pasiqë ky sektor është një ndër potencialet e vendit.
Riorientimi i subvencioneve nga sipërfaqja në sasi, me qëllim të nxitjes dhe përkrajes së rritjes së produktivitetit dhe cilësisë, rritja e qasjes së bujqëve dhe përpunuesve të ushqimit në financa dhe eliminimi i burokracisë janë disa nga reformat që do të bëhen nga #MBPZHR shtoi Ministri Mustafa.
Sektori i bujqësisë është i një rëndësie themeltare dhe primate në zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Bujqësia kosovare ka një potencial enorm, që në një të ardhme të kalojë në një sektor që shërben si platformë për sektorët e tjerë ekonomik, të rriten, zhvillohen dhe zgjerohen në tregje ndërkombëtare, përfundoi fjalimin e tij z. Mustafa.

Ndërsa Gjergj Murra nga WBF theksoi që dimensionet ekonomike mbeten thelbësore në rritjen e mirëqenies në rajon. Murra iu drejtua të pranishmëve duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, i cili mundëson zhvillim ekonomik si një instrument kryesor për të forcuar më shumë lidhjet mes vendeve të Ballkanit.

Sekretari i bordit të OAK-së Diamant Elshani prezentoi para të pranishmëve një raport të bilancit tregtar të Kosovës me vendet e #CEFTA-së, që nga nënshkrimi i saj e tutje, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të shkurtër se ku qëndrojmë në raport me rajonin sa i përket shkëmbimit tregtar.

Paneli i parë diskutues ishte në përbërje nga Skënder Krasniqi Kryetari i OAK-së, Nebi Hoxha Kryetari i OEMVP-së, Nagib Fejzi Kryetari i Forumi Ekonomik Mbare Shqiptar dhe Bashkim Sykja nga DHTIT. Ky panel trajtoi temën barrierat tregtare mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që panelistët kishin rastin që të shpalosin sfidat e bizneseve të tyre.

Në hapësirën për diskutim të hapur, Kryeministri Kurti, Ministrja Hajdari dhe Ministri Mustafa shprehën gatishmërinë t’i dëgjojnë drejtpërdrejtë nga bizneset sfidat me të cilat ato po përballen, e ndër të cilat u theksuan problemet e bizneseve të sektorit të trasportuesve, aktivizimi i bordit të ankesave, taksa për rimorkio dhe problemet e bizneseve të sektorit të përpunuesve të mishit.

Ndërsa paneli i dytë i kësaj punëtorie ishte i përbërë nga përfaqësues të Agjencive të Ushqimit dhe Veterinarisë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në fund të kësaj punëtorie Kryetari i OAK – së Skënder Krasniqi ndau mirënjohje bashkëpunimi për partnerët nga OEMVP, DHTIT dhe Forumi Ekonomik Mbarë Shqipëtarë.