OAK organizon takimin e përbashkët me bukëpjekësit

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u organizua një takim i përbashkët me bukëpjekësit.

Qëllim i këtij takimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat po përballet ky sektor. Nga të gjithë të pranishmit ky takim u vlerësua si shumë i nevojshëm dhe i rëndësishem, madje u vlerësua lartë edhe kontributi i Odës në bashkimin e të gjithë bukëpjekësve në një vend ku do të mund të diskutojnë të gjitha problemet me të cilat ata përballen.

Ky ishte vetëm takimi i parë i përbashkët më këtë sektor, Oda e Afarizmit të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje të organizojë takime të përbashkëta, ku do të mund të dalim me rekomandime konkrete në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në këtë sektor.

Në këtë takim morrën pjesë furrat: Besarti, Dreni , Qerimi , Apollonia, dhe bashkëpunëtor të tjerë të cilët vlerësuan lartë iniciativën e Odës për organizimin e këtij takimi dhe per shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës në këtë takim u kryesuan nga anëtari i bordit Hysni Zogaj.