OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

Ligji për PushimineLehonisë, numri i ulët i femrave të punësuara në Kosovë në raport me rajonin, ripërsëritja e kërkesës ndaj institucioneve, ishte qëllimi i konferencës me media të organizuar nga Oda e Afarizmittë Kosovës.

Koordinatorja e #OAK-së, Qëndresa Ibrahimi theksoi se Oda e Afarizmit të Kosovës ka kohë që është duke u marrë me çështjen e Pushimit të Lehonisë dhe ka përgatitur rekomandimet konkrete drejtuar institucioneve të vendit duke marrë parasysh faktin që kemi një shkallë të ulët të punësimit të femrave, shifër kjo të cilën #OAK e konsideron alarmuese.

Ndërsa zyrtarja e për biznese e #OAK-së Rreze Cana, tha se Pushimi i Lehonisë është një nga politikat që shtetet e përdorin për të stimuluar natalitetin dhe rritjen e punësimit të femrave ndërsa në Kosovë po ndodhë e kundërta duke marrë parasysh që Kosova deri vonë është cilësuar si populli me shtimin më të lartë të popullësisë në Evropë, prandaj është e rëndësishme që vendi të marrë masa për krijimin e një balance mes numrit të lindjeve dhe të mos diskriminohen femrat në punësim.

Sipas raportit të Bankës Botërore për ndërveprimin e grave me ligjin prej fillimeve të karrierës së tyre, Kosova renditet e 32-ta duke i lënë prapra edhe vendet e rajonit, arsyeja që ndodhet në atë pozitë janë ligjet e mira të miratuara në kuvend. Ndërsa pengesë në këtë raport është shënuar Ligji i Pushimit të Lehonisë dhe Pensionimit. Në bazë të analizave që i ka berë OAK, Kosova në shumë raste është shumë para vendeve të tjera me ligje, por është jashtëzakonisht prapa me implementimin e tyre dhe konflikteve të jashtëzakonshme ndërmjet tyre, deklaroi zyrtaraj e OAK-së.

Sipas ligjit të punës, neni i 49-të Pushimi i Lehonisë, artikulli 3-“Gjashtë muajtë e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës baze” dhe artikulli 4 ”Tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare ne Kosovë”. P.sh bizneset paguajne 70% të pagë 600 euro, apo 420 euro në muaj, ndërsa kur kalon të pagesa e shtetit i cili është i detyruar të paguaj 50% të pagës mesatare, nga 420 euro qe merrë nga biznesi, shteti e paguan tani 237 euro (474 euro eshte llogarit paga mesatare nga MPMS).

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon, në Kosovë vetëm 12.6% të femrave janë të punësuara. Kjo ndodhë për shkak të disa arsyeve dhe një nga arsyet kryesore që po e pengonë rritjen e punësimit të femrave është detyrimi i bizneseve që te paguajnë dy paga për nje vend pune.

OAK kërkon që si vendet e rajonit dhe vendet në Evropë, të rregullohet ligji i punës për Pushimin e Lehonisë siç janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania e të tjera të jetë pushimi i lehonisë i mbuluar nga Qeveria.

OAK ka bërë një hulumtim për punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon dhe dhe hulumtimi ka nxjerrë gjendjen e rëndë në Kosovë në krahasim me rajonin pavarësisht ligjeve më të mira.

Shembull marrim punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon:

Kosova 12.6%

Shqipëria 52.10 %

Maqedonia 33.8%

Mali i zi 43.8%

Serbia 40.3%

Pushimi i Lehonisë është interes nacional për të rritur numrin e punësimit të femrave dhe rritjen e lindjeve prandaj OAK i bënë thirrje QeverisëRepublikëssëKosovës, Ministria e Punësdhe Mirëqenies Sociale,KomisionipërShëndetësiPunëdheMirëqenieSociale, deputetëve, shoqatave të grave si dhe odat dhe asociacionet e ndryshme të përkrahin kërkesen e OAK-së.