Përshpejtoni procedurat e shqyrtimit të kërkesës së Operatorëve Kabllorë

 

Gjatë ditës së sotme, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Kryetarit të Komunës së Ferizajit Agim Aliu dhe Zëvendësministrit të Financave, njëherësh Koordinatorit për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Ferizajit Mustafa Grainca, në emër të operatorëve kabllorë që veprojnë në Komunën e Ferizajit, e të cilët janë duke hasur në disa vështirësi.

Gjatë takimit të realizuar në muajin nëntor të vitit 2018 u premtua që do të shqyrtohet rasti.

Duke pas parasysh dëmin e madh që po ju shkaktohet në njërën anë bizneseve të operatorëve kabllorë që po dëmtohen financiarisht dhe ne prestigj nga keqpërdorimi i pajisjeve të vendosura nga ana e një opertatori tuaj e cila po ul cilësinë e shërbimit që e ofrojnë, ndërsa në anën tjetër konsumatorët nuk po marrin shërbime në çmimin për të cilin paguajnë, OAK kërkon që urgjentisht të ndërmerren hapat e nevojshëm lidhur me këtë çështje.

Problemi i operatorëve kabllorë ka të bëjë me vendosjen e ndriçimit pa standarde i cili po ndikon në ulje të cilësisë së internetit si dhe shfrytëzimi i hallkave të vendosura nga kontraktori për ndriçim publik.