OAK po prezanton disa potenciale të Kosovës në Gjermani

 

Oda e Afarizmit të Kosovës është duke marrë pjesë në panairin Gjerman në Recklinghausen, ku është duke prezantuar punën e OAK-së dhe produktet e disa kompanive të Kosovës si:

1. Fabrika e gurit NTP “BARDHI” Kijev
2. Kompania “Buka prej Guri” nga Klina
3. Elsa Group, Pejë dhe
4. FOX Marble, Lipjan

Zv. Kryetarja e kësaj komune Marita Bermayer vizitoi standin e OAK-së duke i përshëndet pjesëmarrje e Odës Afariste të Kosovës dhe Firmën Mates, me të cilën OAK është duke bashkëpunuar.

Ne ketë panair po marrin pjese 4 kompani nga Kosova dhe dy nga Shqipëria . Firma Mates, gjithashtu është e angazhuar që në panairet e ardhshme te kenë mundësi pjesëmarrje edhe të shumë firmave tjera nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi..etj.

Panairi zgjatë dy ditë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u prezantuar nga z. Hysni Zogaj, drejtor i Bordit të OAK-së dhe Megi Maass, bashkëpunëtore e OAK-së dhe pronare e kompanisë Mates e cila merret edhe me shitjen e dhe ndërtimin e produkteve të gurit, mermerit dhe granitit.

P.S. foto nga standi: Drejtori i bordit z. Hysni Zogaj me 3 vizitorë ndërsa në foton tjetër Zv.Kryetarja Marita Bermayer dhe Megi Maass.