OAK pret në takim Albpress

 

Oda e Afarizmittë Kosovës (OAK) priti në një takim pronarin e kompanisë albpress.ch dhe gazeta FAKTI DITOR, Sulejman Sulejmanin dhe Këshilltarin e Zëvendëskryeministrit Limaj, Kastriot Sylejmani.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit sa i përket organizimit të një panairi që z.Sulejmani planifikon ta mbajë.

Sulejmani theksoi që qëllimi i organizimit të një panairi është sensibilizimi i kompanive që produktet e tyre t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar, duke qenë urë e komunikimit të ndërsjelltë të kompanive nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia me kompanitë që operojnë jashtë.

Oda e Afarzimit në këtë takim u përfaqësua nga Kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi dhe koordinatoria Qëndresa Ibrahimi.