OAK pret në takim biznesin “Gala Bau”

 

Në zyret e OAK-së u mirëprit Hamit Shala, biznesmen dhe bashkëatdhetar nga Gjermania.

Shala jeton dhe vepron në Gjermani dhe Kompania e tij “Gala Bau” me seli në Hanover, merret me ndërtim të ulët, rregullim dhe zbukurim të parqeve.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes këtij biznesi dhe bizneseve vendore, ku Shala theksoi se është i interesuar që prodhimet vendore të i plasojë në Gjermani dhe ka interes që të lidh marrëdhënie kontraktuale mes bizneseve të të dy vendeve.

Andaj, i fton bizneset e interesuara që merren me fushë veprimtarinë e ndërtimit që të jenë në kontakt për mundësitë e bashkëpunimit.

Për më tepër, Gala Bau në fushë veprimtarinë e saj përfshinë: llaqet, fasadat, ngjyrat, stiroporin, gurë dekorativ, mermer, granit etj.