OAK pret në takim biznesin Roitiv

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi dhe Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, mirëpritën në një takim pronarin e biznesit Roitiv Arb Abdyli.

Ky takim ishte i karakterit njoftues mes të dyja palëve, ku me këtë rast u diskutuan shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, çështjet që janë duke trajtuar si dhe fokusi në aktivitetet aktual.

Abdyli u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, duke theksuar që është shumë e rëndësishme ofrimi i përkrahjes së bizneseve dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të rrijtes së mëtutjeshme.

Për më shumë, biznesi Roitiv ofron shërbime të fushës së marketingut.