OAK pret në takim biznesin Trendy Home

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim Mehdi Lumi, pronari i Trendy Home.

Zyrtaret e OAK e informuan për veprimtarinë e Odës që nga fillimet e para dhe aktivitetet që oda ofron si avokimi,trajnimi dhe rrjetëzimi.

Ndërsa Mehdi Lumi theksoi që produktet e Trendy Home përveç tregut vendorë, janë prezente edhe në tregun ndërkomëtar, si në Gjermani dhe Zvicër. Ai përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani për bizneset.

Në fund të takimit të dy palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Trendy home është ofron produkte të ndryshme të mobileve dhe funksionon që nga viti 1992 në Prizren dhe Suharekë.