OAK pret në takim Drejtoreshën nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim Yllka Metaj, Drejtoreshë Ekzekutive në Rrjetin e Shitësve me Pakicë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok sa i përket çështjeve me interes të përbashkët për bizneset që të dy palët përfaqësojnë.

Qëllim kryesor i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në përkrahje dhe zgjidhje të problemeve të bizneseve, duke ofruar ekspertizë të përbashkët në fushat specifike.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi njofoi znj. Metaj me çështjet që #OAK është duke trajtuar duke u ndalur posaqërisht tek ligjet të cilat oda ka analizuar dhe ka përgatitur rekomandimet përkatëse, meqë rast theksoi ligjin e punës, pushimin e lehonisë e ligjin për tregti të brendshme, si ndër ligjet më esenciale të zhvillimit të vendit.

Metaj theksoi që kanë shumë hapësirë dhe pika të përbashkëta për të bashkëpunuar në këtë drejtim, andaj u shpreh se është shumë e rëndësishme për të kontribuar bashkarisht drejt eleminimit të barrierave me të cilat bizneset po ballafaqohen.