OAK pret në takim Elektrowati sh.p.k

 

Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit përfaqësuesi i Elektrowati sh.p.k Diamant Shala.

Zyrtarja Qendresa Ibrahimi njoftoi më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.

Shala përgëzoi OAK-në për punën e realizuar deri më tani, duke shtuar që prania e një Ode të tillë e cila lobon në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë ka qenë shumë e nevojshme.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Elektrowati është kompani që ofron trajnime profesionale si: elektroinstaluese, elektrikë industriale dhe ndërtimtari.