OAK pret në takim Furrën Flutura dhe Furrën Andi

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritën në takim përfaqësuesit nga Furra Flutura z. Avni Brahaj dhe Furra Andi z.Gjelbrim Çoçaj.

Ky takim kishte karakter njoftues mes të dyja palëve dhe shpjegimin më të hollësishëm të aktiviteteve që #OAK është duke ndërmarrë në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat bizneset përballen.

Përfaqësuesit nga Furrat në fjalë, e panë shumë të nevojshme bashkëpunimin me Odën e Afarizmit duke theksuar që bizneset e këtij sektori po përballen me probleme të shumta, e sidomos në këtë periudhë ku të gjithë po hasin në vështirësi për të operuar, andaj është shumë e nevojshme që furrat të jenë të bashkuara në një vend në mënyrë që së bashku të tejkalojnë problemet sektoriale.

Të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit dhe theksuan rëndësinë e takimeve të përbashkëta grupore në mënyrë që të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm.