Në zyret e OAK-së u mirëprit në takim Lumni Haliti përfaqësues nga biznesi Inter Trading Company, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Ky takim kishte karakter njoftues mes palëve, ku u theksuan edhe disa nga problemet me të cilat po përballet ky biznes dhe mundësitë e tejkalimit të tyre.

Inter Trading Company SH.P.K. merret me tregtinë me pakicë të karburanteve për automjete në dyqane të specializuara, si dhe tregtinë me shumicë të lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta ose të gazta dhe produkteve të lidhur me to, si dhe sektorin e makinerive dhe pajisjeve industriale.