Oda e Afarizimit të Kosovës ka pritur në takim biznesin KEPE sh.p.k me pronar Arti Hajdini, në zyret e OAK-së.
Temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi ishin prioritet dhe mundësitë që i’u ofron oda bizneseve të cilat synojnë tregun e jashtëm.
Mundësitë për bashkëpunim mbetën të hapura në mes të dy palëve.
Biznesi në fjalë ka potencuar se posedon kapacitete të mjaftueshme financiare dhe fuqi punëtore adekuate dhe e vetmja gjë që i duhet është orientimi në tregun e punës

Biznesi KEPE sh.p.k kryesisht është i orientuar nga tekstili i gastronomisë ndërsa deri më tani ka pasur bashkëpunime në ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Për më tepër, Kepe është një grup individësh krijues me pasion për industrinë e tekstilit dhe modelin e modës.