OAK pret në takim Kompaninë In Design

 

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priti në takim Kompaninë In design, me përfaqësuese znj.Veronika Bajçinovci.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi njoftoi Bajçinovcin për aktivitetet dhe shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron për bizneset dhe mbështetjen e madhe që iu ofron deri në jetësimin e kërkesave të tyre.

Veronika Bajçinovci prezantoi shërbimet që biznesi saj Indesign ofron, e cila operon me disa sektor si të tekstilit dhe printimit e shërbime të tjera.

Bajçinovci ndër të tejra shpalosi këto problemet në të cilat po hasin si biznes:
1. Lirimi nga lënda e parë e tekstilit e cila nuk po konsiderohet si lëndë e parë nga Qeveria, dhe obligohen të paguajnë TVSH.
2. Makinat prodhuese nuk po lirohën nga TVSH-ja dhe Dogana si rezultat i barrierave që i vendos me qëllim qeveria duke lozur me mosfutje të kodit tarifor.
3. Mos lirimi i lëndës së parë për printime të ndryshme
4. Çmimi i ulët është pengesë për aplikim në tendere ngaqë fitojnë kompanitë me çmim më të ulët dhe jo cilesor
5. Mungesë e stafit profesional si rezultat i shkollave që nuk kanë kualitet në përputhje me kërkesen por japin vetëm diploma.
6. Ligjet i interpretojnë si të duan në qeveri.

Përfaqësues nga OAK dëgjuan me kujdes problemet e kësaj kompanie dhe premtuan se këto çështje do t’i drejtojnë tek insitucionet qeveritare.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.