OAK pret në vizitë biznesin KOKO

 

Zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës i kanë vizituar bashkëpronarët e biznesit të vezëve KOKO, Arsim Krasniqi dhe Astrit Selimaj.

Zyrtaret e OAK-së prezantuan shërbimet që ofron oda për bizneset, aktivitetet dhe avokimin për shumë çështje.

Ndërsa bashkëpronarët e biznesit KOKO njoftuan për shërbimet tyre me vezë të freskëta, si një kompani lidere në tregun e Kosovës dhe sipas standardeve Evropiane.

Ndër të tjera ata përmenden edhe padrejtësinë që iu është bërë nga Ministria e Bujqësisë në ndarjen e granteve.

Gjatë takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.

Për më shumë vizitoni: https://www.facebook.com/KOKOKosova/