OAK pret në vizitë përfaqësuesit e PIPOS

 

Oda e Afarizmit të Kosovës pothuajse çdo ditë mirëpret vizita dhe realizon takime me biznese vendore dhe të huaja duke krijuar hapësira bashkëpunimi.

Gjatë ditës së sotme Oda u vizitua nga themeluesit e kompanisë PIPOS Fisnik Halimi dhe Kushtrim Krasniqi. Ky ishte një takim njoftues në mes OAK dhe PIPOS.

Donika Gashi Koordinatore në OAK gjatë këtij takimi prezantoi aktivitetet dhe shërbimet të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës i ofron.

Ndërsa, Kushtrim Krasniqi nga PIPOS  prezantoi shërbimet që ofron kompania PIPOS, duke theksuar që bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës është i mirë se ardhur.

Në fund të takimit të dy palët lan të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë: Kompania PIPOS merret me Hulumtimin e Opinionit Publik më konkretisht me ekonominë, mediet, marketingun, personalitete dhe të dhëna bazike për politikën në vend.

OAK në këtë takim u prezantua nga Koordinatorja, Donika Gashi dhe Zyrtarja Qendresa Ibrahimi.