Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim nga pronari i kompanisë Forma Shpk z. Besim Rexhi.

Gjatë këtij takimi anëtari i bordit z.Hamdi Malushaj prezantoi në detaje aktivitetet e OAK-së dhe shërbimet që Oda ofron për bizneset, me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe adresimit të problemeve të tyre tek institucionet.

z.Rexhi përgëzoi OAK-në për punën që është duke bërë dhe theksoi se bizneset përballen me sfida të shumta, andaj të qenurit pjesë e një asociacioni të bizneseve e bënë më të lehtë operimin dhe përfaqësimin e denjë të bizneseve.

Në fund të këtij takimi, të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më tepër, Forma Shpk është një biznes shumë i suksesshëm, që produketet e saj i eksporton në tregjet e jashtme. Forma shpk është prodhuesi më i madh i plastikës me fibër të përforcuar në rajon, dhe është pjesë e Rexhi Holding GmbH, e vendosur në Gjermani.