Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) Diamant Elshanidhe Qendresa Ibrahimi mbajtën një takim njoftues me përfaqësuesit e Kolegjit UBT – Nehat Dobratiqi dhe Bejtush Ademi.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe institucioneve arsimore, në këtë rast Kolegjit UBT, si një mundësi shumë e mirë për bizneset dhe për studentët.

Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes të dy palëve në projekte të përbashkëta apo në realizimin e praktikave të ndryshme të studentëve tek bizneset në mënyrë që së bashku të inkorporohet edhe të mësuarit praktik, duke pasur mundësi që të jenë më të përgatitur për tregun e punës.

Të dy palët theksuan se ka shumë mundësi për të bashëpunuar me njëri-tjetrin, andaj lanë të hapura mundësitë e fillimit të një bashkëpunimi të afërt në të ardhmen, me ç’rast do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi