Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi priti në një takim pune përfaqësueset nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT): Valbona Dushi, Udhëheqëse e Departamentit të Industrisë dhe Igballe Rexha Jashari, Udhëheqëse e Divizionit për Politika Industriale.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me politikat industriale, gjendjen e industrisë në Kosovë dhe rëndësisë së krjimit të një strategjie të mirëfillt për zhvillimin e kësaj të fundit në mënyrë që të ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese që ne si vend kemi.

Kryetari Krasniqi theksoi që rritja e prodhimit vendor është interes strategjik, andaj duhet të i kushtetohet rëndësi e veçantë rritjes së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar nevojat e tregut tonë, përmes krijimit të politikave strategjike, subvencionoimit të produkteve që shihen më me potencial për zhvillim.

Ndërsa përfaqësueset e MINT informuan në detaje fushat që Departamenti i Industrisë mbulon, planet dhe objektivat që kanë, e raportin për vitin 2020 që është përfundim e sipër, e që i njejti pritet të publikohet shumë shpejt.

Në fund të këtij takimi palët u dakorduan për kontribut profesional reciprok në fushat që shihen me interes të dyanshëm