OAK priti në takim themeluesen e Shoqatës së Grave Aureola

 

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme zhvilloi takim njoftues me znj. Sanije Grajçevci nga ‘Shoqata e Grave Aureola’.

Përfaqësuesja e kësaj organizate njoftoi për shërbimet që ofrojnë duke përmendur si aktivitetet kryesore të “AUREOLA-s” siç janë organizimi i kurseve të ndryshme për zhdukjen e analfabetizmit, të rrobaqepësisë, të floktarisë, kuzhinës, kompjuterëve, gjuhës angleze, funksionimin e bibilotekave, zhvillimin e fushatave për arsimimin e grave dhe vajzave, edukime shëndetësore, seminare, fushata mediale githashtu ofron ndihmë dhe përkrahje për familjet e varfëra si dhe aktivitete të tjera.

Grajçevci shtoi se shoqata Aureola është themeluar në vitin 1995 dhe vazhdon të jetë aktive edhe sot.

Ndërsa zyrtarja nga OAK, Vanesa Gashi informoi znj.Grajçevci rreth shërbimeve që OAK ofron si avokim, mbështetje dhe fuqizim të bizneseve të Kosovës.

Mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen mbeten të hapura mes të dy palëve.