OAK reagon për ndaljet e shpeshta të Energjisë Elektrike

 

Oda e Afarizmit të Kosovës ditëve të fundit ka marrë ankesa të shumta nga bizneset anëtare për ndalje të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat po ndodhin pa paralajmërim.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve anëtare, ndërprerjet e energjisë elektrike po dëmtojnë rëndë bizneset pasiqë po ndikojnë në ndërprerje të procesit të prodhimit, si pasojë e prishjes së makinerive. Bizneset po ankohen që kjo ndërprerje do të ndikoj në humbje të klientëve, e tërë kjo si rezultat i vonesave të porosive që po ndodhin.

Duke parë gjendjen aktuale të krijuar tek bizneset, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga KEDS të merren masat e nevojshme për përmirësim.

OAK konsideron se zhvillimi i vendit arrihet vetëm me biznese të suksesshme, andaj edhe duhet të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë, ku energjia elektrike konsiderohet si kusht esencial për funksionim.