OAK riftoi në takim shefat e Grupeve Parlamentare

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka ftuar sërish në një takim me shefat e Grupeve Parlamentare me qëllim të diskutimit lidhur me Pakon e Rimëkembjes Ekonomike dhe domosdoshmërinë e implementimit të rekomadimeve të bizneseve në kuadër të pakos së Rimëkëmbjes me qëllim të daljes në ndihmë sado pak sektorit privat në vend.

Ftesës për takim nga OAK, pozitivisht i është përgjigjë vetëm Grupi Parlamentar i LDK-së, me përfaqësues Ilir Feratin.

Përgjatë këtij takimi u diskutuan problemet e ndryshme me të cilat po ballafaqohen bizneset ku rëndësi e veҫantë i’u kushtua lirimit nga të gjitha tatimet  dhe taksat për prodhuesit vendor, përjashtuar TVSH-në nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor, lirimit të plotë të lëndës për prodhues duke respektuar normativat dhe lënda e parë të lirohet sikurse kur blehet jashtë vendit ashtu edhe brenda duke mos u detyruar të paguajnë TVSH në rast të funizimit  me lëndë të parë  brenda vendit.  Krijimi i arkës PATRIOT, vazhdimi i mundësisë së shtyrjes së kësteve të kredisë PA INTERES, ulja e normës bazë të interest të Bankës Qendrore në 1.7% , ulja e TVSH-së për turizëm, ushqim dhe hoteleri në 5%,  subvencionimi i sektorëve të cilët lidhin  një zinxhirë të funizimit, ishin disa nga pikat të cilat u trajtuan gjatë këtij takimi.

OAK kërkoi poashtu përkrahje në ndryshim/plotësimin e disa ligjeve bazike. siç është Ligji për pushimin e lehonisë ku biznesi detyrohet të paguaj dy  paga  për një vend pune si dhe trajtimi me emergjencë i ligjeve të cilat janë në Qeveri apo Kuvend  siҫ është Ligji i Punës, Ligji për Tregëti të Brendshme, Ligji për Bujqësi, Ligji për Pylltari, Ligji i Minierave dhe Mineraleve, Ligji për Investime Strategjike, të ndryshohet Ligji për Shoqëri Tregtare  dhe Ligji për Gjykatën Komerciale.

Përgjatë këtij takimi OAK ka kërkuar poashtu që të merren parasysh rekomandimet të cilat i kemi  dhënë për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, sepse në të kundërtën pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen mirëpo efekti i Covid19 dhe mungesa e dorës së zgjatur të shtetit do të ndjehet direkt në vitin 2021.

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të LDK Ilir Ferati, është shprehur i gatshëm për të ofruar ndihmë për trajtimin e problemeve të cilat janë me prioritet për biznesin. Ferati, poashtu ceku se edhe vetë shteti rrezikohet në momentin që është në krizë biznesi.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Eleonora Hasani- këshilltare, Diellza Zeqiri zyrtare ligjore dhe  Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun.