OAK rikërkon… shqyrtimin e kërkesave dhe votimin e pakos së rimëkëmbjes

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), duke parë gjendjen jashtëzakonisht shumë të rënduar të bizneseve në vend, rikërkon që urgjentisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës t’a kalojnë gjatë votimit të sotëm Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike me ndryshimet e kërkuara nga bizneset.
OAK është shumë shqetësuar se nga leximi i parë në leximin e dytë nuk janë ftuar odat për të diskutuar në lidhje me kërkesat e bizneseve të cilat ne si OAK i kemi dërguar disa herë.
OAK, rishpreh shqetësimin e saj të thellë që edhe pse disa herë kjo pako është vënë në votim e njëjta nuk ka kaluar, për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve për ta votuar atë.
Kërkojmë që përveҫ kalimit të kësaj pako gjatë votimit të sotëm të merren parasysh edhe kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), i ka adresuar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë.
Rikujtojmë se përderisa Kosova, ende diskuton kalimin apo mos kalimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike, në vendet e rajonit janë kaluar disa të tilla.
OAK, nga takimet me bizneset dhe puna në terren bënë të ditur sërish se gjendja e bizneseve është shumë e rëndë dhe nëse vazhdon të mungoi dora e zgjatur e shtetit, në muajtë në vazhdim do të ndjehen pasojat shumë të mëdha tek sektori privat dhe vetë shteti kur dihet se të hyrat më të mëdha sigurohen pikërisht nga biznesi.