OAK-së i bashkohet edhe Debt Collection Agency

Oda e Afarizmit të Kosovës anëtarëson në radhët e saj Debt Collection Agency L.L.C. (D.C.A), e cila është një kompani që ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të grumbullimit të borxheve, shërbime gjyqësore dhe shërbime të lidhura për kompanitë dhe korporatat që kërkojnë një marrëdhënie afatgjatë me ofruesit e tyre të shërbimit.

Albana Thaqi, drejtoresh në D.C.A, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarëisë, u shpreh mjaft e lumtur që nga tani edhe kompania e saj do jetë pjesë e OAK-së.

D.C.A ka një përvojë të kombinuar ligjore dhe në fushën e kolektimeve të borxheve, fakt i cili u jep siguri partnerëve tanë se problemet në kthimin e të arkëtueshmeve të tyre do të trajtohen në mënyrë të përshtatshme. Por ofron edhe shërbime për mbrojtjen e së drejtës të autorit për media të shkruar dhe elektronike.

👉 https://www.facebook.com/DebtCollectionAgency1/
👉http://debtcollection-agency.net/
📧 info@debtcollection-agency.net