OAK-së i shtohet edhe një anëtare

Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i’u shtua edhe një anëtare, është kjo znj. Feride Ismajli biznesi i së cilës i takon fushës së tekstilit.

Duke qenë se është e re në biznes dhe po përballet me vështirësi për të operuar, znj. Ismajli gjatë një takimi në OAK theksoi rëndësinë që ka anëtarësimi i bizneseve në një asociacion të përbashkët e që është i përkushtuar që të ju ndihmojë atyre. Andaj, ajo me kënaqësi i’u bashkua misionit të Odës.

Për më shumë, biznesi në fjalë merret me prodhimin e produkteve të tekstilit sipas porosive, duke përfshirë edhe uniformat për kompanitë e interesuara.

Oda e Afarizmit të Kosovës në kontinuitet i përkrahë gratë afariste.