OAK-së vizitoi biznesin anëtar Alb-Architect

Përfaqësueset e OAK-së vizituan biznesin anëtar Alb-Architect, ku u pritën në takim nga pronari Afrim Demiri.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset gjatë situatës së pandemisë, ndikimin që ka pasur në ushtrimin e veprimtarisë dhe idetë për rimëkëmbje.

Gjendja aktuale ka ndikuar në jo vetëm në ndryshim të planifikimeve të bizneseve por edhe prolongim të shumë aktiviteteve të tyre të rregullta të procesit të punës, megjithatë Alb Architect është duke dhënë maskumin që të jenë sa më të përgatitur në menaxhimin e kësaj situate.

z.Demiri theksoi që pavarësisht që janë duke punuar me staf dhe kapacitete të reduktuara, biznesi nuk ka larguar nga puna asnjë punëtor dhe vazhdon të paguajë pagat e rregullta, edhe pse mesatarja e tyre është relativisht e lartë.