OAK shqyrton mundësitë e bashkëpunimit me biznesin Metal Tech

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin prodhues Metal Tech ku u pritën nga pronarët Hasim Tërnava dhe Evelina Ndrecaj.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimiinformoi për shërbimet që oda ofron per bizneset anëtare, ku theksi kryesor i’u kushtua avokimit, trajnimeve dhe rrjetizimit.

Ndër të tjera Ibrahimi theksoi që #OAK vazhdimisht është duke përfaqësuar interesat e bizneseve tek institucionet, arsye për të cilën përveç dërgimit të shkresave po organizohen edhe takime ndërmjet odës, bizneseve dhe institucioneve.

Ternava përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë, duke shtuar që institucionet duhet të konsiderojnë biznesin vazhdimisht si përkrahës, e sidomos ato prodhuese.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Metal Tech është një fabrikë e prodhimit të mobiljeve me një histori të gjatë të zejtarisë së hekurit dhe drurit. Kjo kompani e mirënjohur ka një punëtori artizanale në Fushë Kosovë që prodhon produkte çeliku, hekuri dhe druri.