OAK shtron darkë për biznese

Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi mbrëmë një Iftar për bizneset, ku me këtë rast të pranishëm ishin pronarët dhe përfaqësuesit e bizneseve si dhe Zv. Ministri i financave z.Hyzer Gashi.

Në këtë darkë relaksuese, bizneset bashkëbiseduan me njëri tjetrin dhe njëkohësisht diskutuan për çështje të ndryshme në interes për ata, dhe secili pati rastin që të marrë fjalën veç e veç.

Kryetari i OAK-së z. Skënder Krasniqi i uroi mirëseardhje të ftuarve, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe theksoi që është shumë mirënjohës që Oda në mesin e saj ka miq e bashkëpunëtor shumë të mirë, të cilët e kanë nderuar me praninë e tyre.

Ky iftar u sponzorizua ngaKosmonte Foods,Evroenergie L.L.C,KosovaPress dhe Amazona Hotel.