OAK takimin e rradhës ka mbajtur me biznesin Dekoriti në Lipjan

Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua për pasojat e pandemisë në këtë biznes dhe alternativat e rimëkëmbjes. Gjithashtu u theksuan çështjet e ngritura nga Oda e Afarizmit me qëllim të përkrahjes së bizneseve.Përfaqësuesit e biznesit Orges Morina dhe Agnesa Demiri u shprehën mirënjohës për vizitën e OAK-së duke lënë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.Dekorit është fabrikë që merret me prodhimin e mobiljeve, me mbi 2000 produkte të shitura në 8 vende të Europës.