OAK takohet me drejtoreshën e ARBK-së

Procedurat e regjistrimit të bizneseve, e sidomos të atyre në bashkëpunim me biznese ndërkombëtare, ishte tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësues të Oda e Afarizmit të Kosovës me drejtoreshen e ARBK-së Nexhmie Selimi dhe drejtorin e departamentit të Regjistrimit të Biznesit Mehdi Pllashniku.

Zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës Mirjeta Shala falënderoi #ARBK-në për gatishmërinë për të qëndruar afër bizneseve. Ajo shtoi që prania e investitorëve të huaj në vend është shumë e nevojshme, për këtë arsye edhe u kërkua informimi paraprak lidhur me procedurat që duhet ndjekur me rastin e regjistrimit të bizneseve në partneritet me ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e biznesit anëtarë Bylmeti kërkuan informata lidhur me çështjet me interes për ata e që kanë të bëjnë me kushtet dhe dokumentet e regjistrimit të biznesit.

Drejtoresha Selimi theksoi që ARBK vazhdimisht është duke punuar që të lehtësoj procedurat burokratike për bizneset, duke i shtuar një theks të veçantë pajisjes së bizneseve me Numrin Unik Identifikues.

Ndërsa, Pllashniku informoi më detajisht për procedurat e regjistrimit të biznesit dhe dokumentet e nevojshme nga kompanitë partnere.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana si dhe përfaqësuesit e biznesit anëtarë Bylmeti Afrim Berisha dhe Arsim Robelli.