OAK takohet me nënkryetarin e Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me biznesin anëtar LTS Kosova me përfaqësues Ekrem Qerreti, u pritën në takim nga nënkryetari i komunës së Obiliqit z. Ibush Mjekiqi dhe shefi kabinetit Abdyrrahman Krasniqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi në lidhje me kushtet që ofron Komuna e Obiliqit për bizneset e interesuara që të investojnë në këtë komunë, apo zgjerojnë veprimtarinë e tyre.