Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Delegacioni i Ambasadës së Finalndës në përbërje me Janne Sykko – Këshilltar Tregtar për Regjionin e Ballkanit, Sargit Salakari – Zëvendës Shefe e Misionit dhe Jehona Ademaj Sejdiu – Këshilltare e lartë. 

Gjatë këtij takimi i diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Finlandës, sektorët më me potencial e investimet e mundshme që mund të realizohen. 

Sykko vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e OAK-së, dhe theksoi që promovimi i bizneseve tona për bashkëpunime reciproke tregtare është tejet i rëndësishëm.


Tutje,  Sykko theksoi që Kosova mund të konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar, pasi që ka tatim të ulët në fitim, lokacion të përshtatshëm, popullatë të re dhe ka valutën Euro, gjë që lehtëson bashkëpunimin me vendet e Evropës.


Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!