OAK takon Sekretarin e parë të Ambasadës Kroate

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Sekretari i Parë i Ambasadës Kroate Zlatko Vnucec, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Gjatë këtij takimi palët u dakorduan që të krijojnë linjat e komunikimit trepalësh duke përfshirë: OAK-në, Ambasadën Kroate dhe Odën Ekonomike të Kroacisë, të cilat do të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat më të mira me njëra tjetrën e sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, gjithashtu u diskutua edhe për krijimin e lehtësirave dhe aranzhimin e takimeve mes bizneseve kosovare dhe atyre kroate.