OAK takon shefin e grupit parlamentar të LDK-së

 

Oda e Afarizmit të Kosovës sot zhvilloi një takim njoftues me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.

Ky takim kishte karakter njoftues mes të dyja palëve dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, në mënyrë që të merren parasysh rekomandimet e biznesit, duke i njohur për së afërmi sfidat me të cilat ata përballen.

z.Krasniqi prezantoi punën e Odës së Afarizmit të Kosovës në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset dhe shqetësimin se mos harmonizimi i ligjeve po shkakton probleme të mëdha në zhvillimin e afarizmit.

z.Hoti përgëzoi Odën e Afarizmit për iniciativën, duke theksuar se askush më mirë se Odat nuk i njohin interesat e biznesit. “Ne jemi shumë të interesuar që të bashkëupunojmë dhe të jemi në kontakt të vazhdueshëm në mënyrë që të marrim inputet e juaja dhe të nxjerrim ligje sa më të favorshme dhe në harmoni me njëri tjetrin, andaj neve na konsideroni partner që do të i mbështes nismat tuaja” – theksoi më tutje z. Hoti.

Në fund të takimit u theksua se Oda e Afarizmit do të jetë bashkëpunëtore e institucioneve të vendit dhe të ofrojë ndihmën e saj nëpërmjet rekomandimeve konkrete, në mënyrë që ligjet në vend të përkrahin zhvillimin ekonomik.

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës ishte i përbërë nga: nga kryetari i bordit, Skënder Krasniqi, sekretari i bordit Diamant Elshani, drejtorët e bordit Hysni Zogaj dhe Kushtrim Ajvazi, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.