OAK takon Shoqatën e Përpunuesesve të Drurit të Kosovës

Në kuadër të takimeve të njëpasnjëshme si biznesore ashtu edhe institucionale, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është takuar edhe me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK).
Në këtë takim përfaqësuesitë e OAK-së u pritën nga Drejtoresha Ekzekutive Arjeta Vula-Pozhegu.
Temat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë këtij takimi ishin gjendja e vështirë ekonomike në vend, situata në sektorin e prodhimit, Ligji i Prokurimit dhe barrierat që po hasin bizneset. Në këtë takim poashtu u bë edhe shpalosja e sukseseve të arritura të Odës së Afarizmit të Kosovës që nga koha e themelimit të saj.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në këtë takim është përfaqësuar nga Diamant Elshani-sekretar i bordit, Hysni Zogaj – anëtar i bordit dhe Eleonora Hasani –këshilltare e kryetarit.