OAK të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i Projktligjit për Miniera dhe Minerale

Oda e afarizmit me anë të një letre i është drejtuar institucioneve kryesore të vendit, me anë të së cilës ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projktligji për miniera dhe minerale, për shkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet me këtë kërkesë institucioneve, duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u diskutuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren edhe mendimet dhe rekomandimet e tyre.

Prandaj, OAK është e mendimit se nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe do të jetë jo në interesin e bizneseve.

Për më shumë, të bashkangjitur mund të gjeni letrën e OAK-së drejtuar institucioneve.

 

18/06/2018

Për: Institucionet kryesore të vendit
Nga: Oda e Afarizmit të Kosovës

Lënda: KËRKESË

Përshëndetje të nderuar,

Oda e Afarizmit të Kosovës, kërkon që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i dytë i Projektligjit
për Miniera dhe Minerale, në seancën plenare që do të mbahet nesër (19.06.2018).
Oda e Afarizmit të Kosovës drejtohet me këtë kërkesë duke u bazuar në faktin se ky projektligj
nuk duhet të kalojë pa u diskutuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren
edhe mendimet dhe rekomandimet e tyre.
OAK i ka dërguar rekomandimet për këtë projektligj me datën 2 prill dhe e ka ftuar komisionin
pas marrjes pjesë në dëgjimin publik të bërë në Kuvendin e Kosovës me datën 28.03.2018 nga
Komisioni Parlamentar për Zhvillimi Ekonomik.
Gjatë kësaj kohe OAK ka zhvilluar takime edhe me sektorin e separacionit (kompanitë që
nxerrin rërë nga lumenjët) dhe ka kërkesa nga ky sektorë që të ndahen nga sektori i minierave
dhe gurthyesëve ( shih linkun: http://odaeafarizmit.org/333-here-ne-zyre-te-kpmm-se-per-nje-licence/ )
Prandaj, të nderuar, nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me
bizneset dhe do të jetë jo ne interesin e bizneseve.

Të nderuar,
Ju lutemi që të i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të
bëhet konform nevojave të bizneseve.

Oda e Afarizmit të Kosovës, Adresa: Bulevardi Bill Clinton Hyrja 270 nr. 1, 10 000 Prishtinë
Tel:+383 38 613 212,+383 45 200 973, E-mail:odaeafarizmit1@gmail.com, info@odaeafarizmit.org

www.odaeafarizmit.org

Me respekt,
Oda e Afarizmit Të Kosovës
Adresa: Rr. Bulevardi Bill Clinton,Hyrja 270, nr.1,Prishtinë
Tel: +383 38 613 212; +383 45 200 973
Email: odaeafarizmit1@gmail.com
Web: www.odaeafarizmit.org

P.S.
Ky email i’u dërgohet:
1. Kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Veseli
2. Kryeministrit të Republikës, z. Ramush Haradinaj
3. Kryetarës së Komisionit për Zhvillim Ekonimik, znj. Sala Shala
4. Ministrit për Zhvillim Ekonomik, z. Valdrin Lluka
5. Kryetarëve të Grupeve Parlamentare
6. Deputetëve të Parlamentit të Kosovës.