OAK thellon bashkëpunimin edhe në Austri

Kryetari i bordit të OAK-ut, z. Skender Krasniqi qëndroi për një vizitë zyrtare në Austri, ku mori pjesë në Gensummit Vienna2017 Global Editors Network ,ku u bisedua për mediat në përgjithësi dhe biznesin medial. Të pranishëm ishin shumë agjenci të lajmeve dhe kompani të ndryshme botërore si: Reuters, AP, APA, FacebookWashington PostCNN International

z.Krasniqi përfaqësoi në këtë aktivitet Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.

Po ashtu z. Krasniqi pat një bashkëbisedim të frytshëm edhe me ambsadorin e Kosovës në Vienë, z. Sami Ukelli, të cilin e njoftoi për themelimin e Odës së Afarizmit të Kosovës, arsyet dhe nevojën që kanë bizneset për një organizim më të mirë dhe krijim të një ambienti sa më afarues në Kosovë.

z. Skender Krasniqi dhe Ambasadori i Kosovës në Vienë z. Sami Ukelli u pajtuan se duhet të rritet kontributi i Odave në Kosovë në mënyrë që të rritet edhe kontributi i ambasadës së Kosovës në Vienë dhe ambasadave tona tjera në botë.