OAK thellon bashkëpunimin me Italian Trade Agency

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), u mirëprit Leonard Peja nga Italian Trade Agency (ITA) – Agjencia për Promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave Italiane.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes të OAK dhe ITA, me qëllim të ndërlidhjes së biznesve Kosovare me ato italiane.

Gjithashtu, rëndësi iu kushtua edhe pjesëmarrjes së bizneseve në panairet italiane në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat dhe mundësitë për të bashkëpunuar me partner potencial.

Sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi se ishte një takim shumë konstruktiv, nga i cili takim palët u dakroduan që të lidhin një memorandum bashkëpunimi, meqë rast ky bashkëpunim do të iu mundësoj bizneseve qasje më të lehtë në tregun ndërkombëtar, çoftë atyre vendore po ashtu edhe atyre italiane që kanë interes për të investuar në Kosovë.