OAK thellon bashkëpunimin me “Regional Development Agencies “(RDA NORTH)

Drejtori i ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës bashkë me zyrtaren për komunikim me biznese, znj. Qëndresa Ibrahimi, patën një vizitë pune në RDA North, ku u pritën nga znj. Rreze Duli, drejtoreshë ekzekutive.

Zt. Mulaj i informoj për punën e OAK-ut dhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi me RDA North, duke e vlerësuar si njërën ndër kontribuesit kryesor për zhvillimet në Kosovë. Ndërsa znj. Duli i falënderoj për vizitën dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim duke i përgëzuar për idetë dhe qëllimet e OAK-ut, që përmes krijimit të ambintit për të bërë biznes, edhe pjesa veriore të Koosvës të gjejë normalitet.

OAK dhe RDA North u pajtuan që të kenë takime të rregullta dhe të punohet në projekte të përbashkëta që do të ishin në interest të biznesit.