OAK-u i bashkon shtypshkronjat

Sot në Odën e Afarizmit të Kosovës u krijua këshilli iniciues që të krijohet “Shoqata e Shtypshkronjave në Kosovë”, veprimtari e cila po shkatërrohet dita ditës për shkak të shumë barrierave tatimore që u ka krijuar shteti.
z. Hasan Gigollaj në emër të bordit të OAK-së i përshëndeti afaristët e pranishëm, me çka i njoftoi me qëllimin e themelimit të OAK-ut si dhe nevojën që ka biznesi që të jetë i bashkuar. Ndërsa, z. Ismet Mulaj drejtor Ekzekutiv i premtoj biznesit të shtypshkronjave, që OAK do të jetë avokuesi më serioz i tyre, sepse shtypshkronjat po ballafaqohen me shumë probleme, që nga barrierat e shumta tatimore dhe deri të konkurenca jolojale në treg.
Biznesi i shtypshkronjave e mirëpriti këtë iniciativë dhe tregoi sfidat nëpër të cilat po kalojnë, duke bërë thirrje OAK-ut që sa më shpejt të themelohet Shoqata e Shtypshkronjave në Kosovë.
Duke marrë parasysh problemet e shumta me të cilat ballafaqohen kjo kategori e bizneseve, vazhdimisht kanë marrë premtime të shumta nga ana e institucioneve qeveritare për eleminimin e barrierave tatimore, por kjo gjë nuk është realizuar deri më tani.
Në këtë takim u dakorduam që me fillim të muajit korrik të ftohen të gjitha bizneset nga kjo veprimtari me qëllim të zgjedhjes së kryetarit të shoqatës dhe miratimit të kërkesave që kanë shtypshkronjat për institucionet e vendit.

Zyra për Informim
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) – Prishtinë
Adresa: Rr. Pashko Vasa nr. 59
Tel: 038609212
E-mail adresa: odaeafarizmit@gmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/odaeafarizmittekosoves/