OAK-u mban Kuvendin e Rregullt: Miratohet strategjia e punës për vitin 2018

Me 18 dhjetor 2017, është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Odës së Afarizmit të Kosovës me ç’rast u miratua Strategjia e Punës dhe Buxheti për vitin 2018.

Paraprakishtë para anëtarëve të OAK-së u prezantua puna e Odës për gjatë gjithë vitit, ku u raportua për takimet e shumta me bizneset, institucionet vendore dhe ambasadat në Kosovë.

Anëtarëve të Kuvendit ju porpozua miratimi i procesverbalit të Kuvendit të kaluar ku unanimisht u votua pro.

Për Strategjinë e Punës dhe Buxhetin e vitit 2018, foli drejtori ekzekutiv i OAK-së, Ismet Mulaj, me ç’rast tregoj për planin e punës ku përfshihen:

Ø Avokimi;

Ø Mundësin e Zhvillimit të Përmes Treajnimeve;

Ø Shërbimet Biznesore;

Ø Rrjetizim

Gjithashtu u prezantua edhe për planifikimin e aktiviteteve për 2018, buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe të hyrat që Oda e Afarizmit të Kosovës planifikon të sjell përmes planit të punës.

Kryetari i Bordit të OAK-së, z.Skënder Krasniqi, i hodhi në votim të gjitha këto pika, ku të gjitha propozimet u aprovuan unanimisht.