Sekretari i OAK-ut, z. Diamant Elshani së bashku me drejtorin ekzekutiv z. Ismet Mulaj me bashkëpunëtorë vizituan kompaninë “Fresh – Co” në Pejë, ku u pritën nga pronari i kësaj kompanie zt. Kenan Katanolli.
Kompania “Fresh – Co” ëshë kompani e themeluar nga viti 2001 e cila merret me prodhimin, mbushjen dhe paketimin e detergjentëve të lëngët. Për 16 vite kompania “Fresh – Co” ka ofruar më shumë se 120 produkte në treg, produkete si detergjente për zbutjen e rrobave, aromatizues për ambient, detergjente për larjen e robave, shampona për pastrimin e flokëve, detergjente për pastrimin e banjos dhe kuzhinës, me të cilat e mbulon gjithë tregun në Kosovë.