OAK-u në mbështetje të prodhuesve vendorë

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të kryesuar nga z. Ismet Mulaj u pritën në takim nga pronari i “Zog&Zog – Ors Produkte Higjenike” z. Shpend Zogjani.

ORS janë produkte cilësore të cilat prodhohen nga kompania Zog&Zog, e cila me tekonogjinë më të fundit dhe me përvojë në fushën e kimisë dhe industrisë, ofron produkte me kualitet të lartë, sa i përket fushës së produkteve higjenike dhe kozmetike.

Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat përballet ky biznes dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën e Afarizmit, me qëllim të ndihmës dhe asistimit kurdo që biznesi ka nevojë.

Oda e Afarizmit e përgëzoj për punën dhe vullnetin që z. Zogjani ka dhe premtoj që OAK-u do të jetë një përkrahës i madh i bizneseve prodhuese në vendin tonë.