OAK-u në vazhdën e takimeve

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) në vazhdën e takimeve që kishin në qytetin e Prizrenit, vizituan edhe kompaninë EuroFood, e njohur në Kosovë dhe më gjerë për produktet e saj cilësore.

Udhëheqësit e kësaj kompanie u njoftuan me hollësisht me qëllimin dhe aktivitetet e OAK-së, dhe u përgëzuan për punën e bërë deri më tani për përkrahjen e bizneseve në tejkalimin e problemeve me të cilat ata përballen.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat përballet ky biznes dhe mundësitë e bashkëpunimit me OAK-në, në mënyrë që së bashku të tejkalohen barrierat e shumta për të operuar.

Eurofood është kompani për t’u marrë shembull, me mbi 400 të punësuar, produktet e saj i eksporton në vendet e CEFTA-së. Gjithashtu është përfaqësues ekskluziv i Kosovës për disa kompani rajonale jashtë vendit.

Qëllimi kryesor i kompanisë është të prodhojë produkte të klasit të lartë, të bëjë konkurrencë në tregti, besnikëri ndaj klientëve dhe biznesit bazuar në rregullat etike.

http://www.euro-food.org/
https://www.facebook.com/EuroFoodKS/