OAK u prit në takim nga ELKOS GROUP

Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga Ramiz Kelmendi, pronar i ELKOS GROUP.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me gjendjen ekonomike të bizneseve si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe idetë e përbashkëta për rimëkëmbje ekonomike, sidomos për sektorin prodhues pas kalimit të kësaj faze.

z.Kelmendi shpalosi disa propozime që është e rëndësishme të ndërmerren për ekonominë dhe të punësuarit dhe theksoi rëndësinë e lirimit nga dogana të ambalazhit dhe repromaterialit, për bizneset prodhuese meqë janë vlerë e shtuar e produktit.

Në këtë takim #OAK u përfaqësua nga Skender Krasniqi – kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj – nenkryetar, Diamant Elshani dhe Hamdi Malushaj -anëtar të bordit, Qendresa Ibrahimi – koordinatore, Mirjeta Shala – zyrtare dhe Mentor Sahiti nga biznesi Metron.