OAK-u thellon bashkëpunimin me “German International Coorporation” (GIZ)

Drejtori  ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës bashkë me znj. Donika Gashi, zyrtare për komunikim ndërkombëtar patën një vizitë pune në GIZ, ku u pritën nga znj. Otitilie Mooshofer, drejtuese ekipi dhe zt. Ilir Rexha, këshilltar.

Zt. Mulaj dhe znj. Gashi i informuan për punën e OAK-ut dhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi me GIZ-in Gjerman, duke e vlerësuar si njërën ndër kontribuesit kryesor për zhvillimet në Kosovë. Ndërsa znj. Mooshofer dhe zt.Rexha i falënderuan për vizitën dhe mundësit e ofruara për bashkëpunim duke i përgëzuar për idetë dhe qëllimet e OAK-ut.

Tani e tuje OAK dhe GIZ do të kenë takime të rregullta me qëllim që të ndihmohet iniciativa private në Kosovë.