OAK-u viziton biznese të sektorëve të ndryshëm në Gjakovë

Përfaqësues të OAK-ut kanë vizituar sot bizneset në qytetin e Gjakovës, dhe ndalesa e parë ishte kompania EDICO ku janë takuar me pronarin Reshat Cana.

Si një biznes prodhues, që merret me prodhimin dhe qepjen në tekstil dhe veshje, EDICO përballet me sfida të të bërit biznes. Pronari z. Cana theksoj se biznesi i tij ka kapacitete për të rritur numrin e të punësuarve, por mungesa e përkrahjes po i’a pamundësojnë një gjë të tillë, pasi i nevojitet ofrimi i trajnimeve për staf nga ana e institucioneve.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj, duke shpalosur misionin dhe të arrituarat e Odës në këto pak muaj të themelimit, u shpreh gjithashtu se OAK-u do të përkrahë bizneset prodhuese e sidomos ato që kontribuojnë në rritjen e numrit të të punësuarve.

Në vazhdën e vizitave në bizneset e Gjakovës, OAK-u zhvilloi takim edhe me Nertil Zeka nga Qendra tregtare Nertili.

Në këtë takim theks i veçantë i’u kushtua problemeve individuale të bizneseve me të cilat merret Oda, duke përfaqësuar dhe ndihmuar në sfidat me të cilat përballet biznesi dhe ofrimin e përkrahjes në fushat që ata kanë nevojë.

Duke shpalosur traditën e pasur dhe disa vjeçare, Nertil Zeka tregoi se që nga themelimi, ndërrmarrja ka shënuar rritje dhe zgjerim duke kontribuar kështu edhe në rritjen e numri të punësuarve. Ai u shpreh i hapur për të shqytuar mundësinë e bashkëpunimit me OAK-un, duke e përgëzuar këtë të fundit jo vetëm për vizitën, por edhe ofrimin e mundësisë që bizneset të kenë një vend ku mund të adresojnë kërkesat dhe të kenë një zë të fuqishëm drejt krijimt të mundësive afariste në Kosovë.

Delegacioni i OAK- ut ka përmbyllur vizitën e saj në qytetin e Gjakovës duke zhvilluar takim edhe me kompaninë RRONI FER.
Florentina Kameri ishte ajo që priti në takim Drejtorin dhe stafin e OAK-ut dhe u njoftua më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Odës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për të arriturat, sfidat me të cilat përballet ky biznes dhe mundësitë e bashkëpunimit me OAK-në, në mënyrë që së bashku të tejkalohen barrierat për të operuar.

Në këtë takim , përveç sfidave, u shpalosën edhe të arriturat e “RRONI FER”, kompani kjo e cila me një përvojë 25 vjeçare si përpunuese profesionale e rrjetave me saldim dhe shufrave të hekurit të cilat përdoren në ndërtim, ka arritur të ketë edhe treg të jashtëm.

Bizneset e vizituara në rajonin e Gjakovës, përveç që ishin mirënjohëse për vizitën e bërë nga OAK-u, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mënyrë që së bashku t’u dalin ballë sfidave që paraqiten gjatë zhvillimit të veprimtarisë biznesore.